Protestuesit libianë hyjnë me forcë në selinë e misionit të OKB-së pas raportimeve për “vendosjen e migrantëve”
Protestues libianë kanë hyrë me forcë në një zyrë të misionit të OKB-së në perëndim të kryeqytetit Tripoli, pas raportimeve për vendosjen e migrantëve në vend, transmeton Anadolu.
Video të shpërndara nga aktivistë në rrjetet sociale treguan protestuesit duke hyrë në selinë e misionit të OKB-së në zonën Xhanzur të Tripolit.
Demonstruesit gjithashtu bllokuan hyrjen në zyrën e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët në lagjen Sarraj, duke grumbulluar pirgje rëre në hyrjet e saj, sipas pamjeve të publikuara në internet.

