(VIDEO) Ligji për Përfaqësim të Drejtë, ASH kritikon: VLEN e devijoi ligjin autentik

(VIDEO) Ligji për Përfaqësim të Drejtë, ASH kritikon: VLEN e devijoi ligjin autentik

Pasi nesër në procedurë parlamentare në komisionin për sistemin politik do të fillojë debati në lidhje për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, ka reagur sot Alenca për Shqiptarët. Deputeti i kësaj partie, Halil Snopçe, theksoi se ky ligj është propozuar fillmisht nga ASH, por sipas tij, i njejti është devijuar dhe nuk ka të bëjë fare me atë se çfarë ata kanë propozuar. Sponçe sqaroi verisonin e ligjit se si ASH e ka propozuar, duke theksuar se ka përmbajtur dizpozita më konkrete dhe më efektive. Deputeti i ASH-së tha se ai ka paraparë kuoata etnike, përfaqësim adekuat sipas përqindjes edhe në pozitat udhëheqëse, afate për korigjime të mungesës së përfaëqsimit në institucionet ku ai nuk ekzistonë, masa konkrete për stimulin e përfaqësimit si dhe një departament të posaçëm me kompetenca të qarta për monitorimin e kësaj çështje.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ASH-SË

Poashtu, ligji nuk përmban masa ndëshkuese në rastë të mos-zbatimit. Përfaqësuesit e qeverisë flasin për pergjegjësi politike, po kjo mbetet vetëm deklarat politike, pasi nuk është e sanksionuar në këtë tekstë ligjior. Një ligj pa sanksione rrezikon të mbetet vetëm në letër dhe të shëndrohet në një alibi për vazhdimin e diskriminimit”.

Më e rëndisshmja siç tha Snopçe, versioni i tyre ka përmbajtur sanksione për mos-zbatim të mekanizmit për verifikimin të përkatësisë etnike dhe masa ndëshkuese për ata që keqpërdorin ose deklarojnë në mënyrë të rreme përkatësinë e tyre etnike. Sipas deputetit të ASH-së, në këtë ligj nuk gjenden asnjëra prej këtyreve masave thelbësore. Snopçe tha se balancuesi ka qenë një mekanizëm që nuk ka lejuar shpalljen e vendeve të punës pa u respektuar kriteri i përfaqësimit të drejetë dhe adekuat, ndërsa tha se me propozim ligjin aktual ky problem nuk është zgjidhur.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING