Arabia Saudite dënon ashpër sulmet iraniane në Bahrein dhe Kuvajt
Arabia Saudite dënoi ashpër të mërkurën sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit si një “shkelje e qartë” e ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme shprehu “dënimin dhe denoncimin më të fortë të agresionit brutal iranian dhe shkeljes flagrante” të sovranitetit të Bahreinit dhe Kuvajtit.
Duke përsëritur “refuzimin kategorik” të sulmeve, ministria tha se sulmet përbëjnë një “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara” dhe minojnë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Ajo rikonfirmoi solidaritetin e saj me Bahreinin dhe Kuvajtin dhe “mbështetjen e plotë” për çdo masë që ata marrin për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin e tyre.

