Agjencia detare britanike: Anije mallrash goditet nga predhë “e paidentifikuar” pranë Irakut

Agjencia detare britanike: Anije mallrash goditet nga predhë “e paidentifikuar” pranë Irakut

Një anije mallrash u godit nga një predhë e panjohur në Gjirin Persik në juglindje të Irakut, duke shkaktuar një “shpërthim të madh”, sipas agjencisë së Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Anadolu.

Në një njoftim, UKMTO tha se ka marrë raportim për një incident me një anije mallrash që po lundronte në Gjirin Persik, rreth 40 milje detare në juglindje të Umm Qasrit në Irak.

Agjencia tha se anija u godit në anën e djathtë (starboard) nga një “projektile e panjohur”, duke shkaktuar “shpërthim të madh”.

UKMTO tha se në momentin e raportimit nuk kishte informacion për ndikim mjedisor si pasojë e incidentit.

Nuk ka ende informacione të menjëhershme për viktima, dëme në anije apo për identitetin e predhës.

Agjencia shtoi se autoritetet përkatëse po hetojnë incidentin.

MARKETING