(VIDEO) 80% e qytetarëve të RMV-së nuk do ta ndërronin bindjen politike për para

(VIDEO) 80% e qytetarëve të RMV-së nuk do ta ndërronin bindjen politike për para

80% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk do të ndryshonin bindjet e tyre politike për para, këtë e tregojnë rezultatet e projektit kërkimor evropian ENCODE, të prezantuar sot në Shkup në një aktivitet të organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS). Në një eksperiment tjetër, të lidhur me të drejtën e votës, 78% e të anketuarve refuzuan të merrnin në konsideratë edhe mundësinë e kompensimit monetar në këmbim të mosvotimit në zgjedhje. Studiuesit deklarojnë se “Indiferenca ndaj politikës është një rrezik më i madh demokratik sesa vetë emocionaliteti”, duke theksuar se qytetarët që ndiejnë zemërim, ankth ose shpresë janë më pak të gatshëm të fitojnë para nga të drejtat e tyre demokratike.

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS)

“Analiza e komunikimit politik në rrjetet sociale tregon trende shqetësuese. Sipas një studimi nga kompania PredictBy, i cili përfshinte rreth 120,000 postime dhe komente në platformën X nga Maqedonia e Veroit, deri në 98 përb qind e komenteve të drejtuara ndaj politikanëve përmbajnë elementë urrejtjeje, dhe 82 përqind përmbajnë tregues të zemërimit”.

Tutje, studimi tregon se gjuha e urrejtjes nuk është karakteristikë vetëm e periudhave zgjedhore, por është vazhdimisht e pranishme në hapësirën politike online gjatë gjithë vitit. Gjithsej 2.17 milionë postime u analizuan në gjashtë vendet e mbuluara nga studimi. Nga ku rezultatet tregojnë se përmbajtja që shkakton frikë dhe ankth gjeneron reagimet më të shumta tek audienca, ndërsa mesazhet konstruktive dhe pozitive ofrojnë shtrirjen dhe angazhimin më të qëndrueshëm. Hulumtimi u krye në gjashtë vende evropiane – Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Danimarkë, Poloni dhe Maqedoninë e Veriut. Eksperimenti i sjelljes mbi rezistencën demokratike përfshinte 4,550 të anketuar, nga të cilët 581 nga Maqedonia, të anketuar në tetor 2025 para zgjedhjeve lokale.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING