(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për eurointegrimet

(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për eurointegrimet

“Sot përfundon afati që vetë Hristijan Mickoski e vendosi para qytetarëve, për të përmbushur të 10 pikat e Axhendës së Reformave deri më 1 qershor”. Kështu reagojnë nga partia opozitare maqedonase LSDM.  Partia e Venko Filipçes, edhe njëherë bëri thirrje për referendum.

LSDM

“Ai erdhi në pushtet me gënjeshtra. Ai premtoi të kthente emrin, të shfuqizonte Marrëveshjen e Prespës, të ofronte kushte më të mira negociuese, investime të huaja më të mëdha dhe një standard më të mirë jetese. Mbi të gjitha, ai gënjeu se gjuha, kultura dhe identiteti kombëtar maqedonas ishin nën kërcënim”.

Zëdhënësi I VMRO-së, Valentin Manasievski  përsëriti qëndrimin e  partisë  se Maqedonia nuk do të zbatojë ndryshime kushtetuese pa garancitë e BE-së, ndërsa i bëri thirrje Venko Filipçe që t’i përcjellë siç u shpreh ai presidentit të tij bullgar, se presin dorëzimin e vendimeve nga Strasburgu.

Valentin Manasievski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Maqedonia dhe qytetarët e saj nuk duhet të gënjehen përsëri. Nuk do të bëhen më lëshime pa garanci, pa mbrojtje të interesave kombëtare dhe pa siguri se këto lëshime do të nënkuptojnë vërtet përparim në procesin e integrimit evropian”.

Ai shtoi se Maqedonia, për shkak të naivitetit dhe politikave të gabuara të siç shprehet ai, LSD-së, të udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, pagoi çmim të lartë duke ndryshuar emrin kushtetues të vendit.

Edhe kryetari i partisë së tyre dhe njëherit kryeministër i vendit Hristijan Mickoski, së fundmi ka deklaruar se nuk e kanë ndërmend të lëvizin asnjë milimeter nga qëndrimi i tyre, për detyrimet që duhet të zbatohen, në mënyrë që të vazhdohet rruga eurointegruese e vendit.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, propozoi referendum për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimi Evropian.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING