Sulme me dronë në Rusi – goditen depo karburantesh dhe një anije cisternë nafte
Forcat ukrainase kanë kryer një seri sulmesh me dronë ndaj objektivave brenda territorit të Rusisë gjatë natës, duke goditur infrastrukturë energjetike dhe ushtarake në qytetet portuale Taganrog dhe Feodosia, sipas një komandanti ushtarak ukrainas.
Qytetet u përfshinë nga një “sulm masiv”, gjatë të cilit u shënjestruan cisterna nafte, objekte ushtarake dhe avionë, deklaroi Robert “Madyar” Brovdi, komandant i Forcave të Sistemeve pa Pilot të Ukrainës (SBS), përmes një postimi në Telegram.
Ai tha se gjatë operacionit, i cili zgjati gjatë gjithë natës, janë goditur 23 objektiva ushtarake në thellësi të territorit të armikut, shkruan skynews.
“Sektori i naftës nuk ishte përjashtim,” u shpreh Brovdi, duke e përshkruar natën si “të zjarrtë”.
Sipas tij, ndër objektivat e goditura përfshihen një sistem raketor Iskander, dy aeroplanë Tu-142, një anije cisterne nafte e ashtuquajtur “flota e errët” në zonën e Taganrogut, depoja e naftës Kurganneft Produkt në të njëjtin qytet, si dhe një terminal detar nafte në Feodosia.
Ndryshe, autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar ende në mënyrë të detajuar shkallën e dëmeve të raportuara.

