Droni i dyshimtë alarmon Policinë Federale gjermane, mbyllet aeroporti i Mynihut

Droni i dyshimtë alarmon Policinë Federale gjermane, mbyllet aeroporti i Mynihut

Aeroporti ndërkombëtar i Mynihut është mbyllur që prej orës 09:00, pas raportimeve për praninë e mundshme të një droni në zonën ajrore. Si pasojë e situatës, janë pezulluar të gjitha ngritjet dhe uljet e avionëve, ndërsa autoritetet aeroportuale nuk kanë ende një vlerësim se kur mund të rifillojë normalisht trafiku ajror.

MARKETING

Description of image

Sipas policisë federale gjermane, dy pilotë kanë raportuar më herët shfaqjen e një droni pranë aeroportit, çka ka shkaktuar edhe nisjen e një operacioni të madh policor në terren për sigurimin e zonës dhe verifikimin e kërcënimit të mundshëm.

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa situata mbetet ende e paqartë për rikthimin e operacioneve normale në aeroport.

MARKETING