Studentët gjermanë kërkojnë bojkot akademik të institucioneve izraelite
Studentët në Universitetin e Lirë të Berlinit (FU) kanë zhvilluar një protestë për të kërkuar që administrata e universitetit t’i bashkohet bojkotit akademik ndaj institucioneve izraelite, transmeton Anadolu.
Demonstruesit u mblodhën jashtë Institutit të Antropologjisë Sociale dhe Kulturore, duke mbajtur pankarta ku shkruhej: “Studentët kundër gjenocidit: Ndaloni bashkëpunimin” dhe “Studentët e antropologjisë kërkojnë bojkot akademik”.
Folësit në tubim kërkuan që Universiteti FU Berlin të ndërpresë bashkëpunimin me institucionet akademike izraelite, duke paralajmëruar se vazhdimi i lidhjeve do ta bënte universitetin bashkëpërgjegjës për gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës dhe regjimin e aparteidit kundër palestinezëve.
Protestuesit gjithashtu brohoritën slogane, përfshirë “Ndaloni gjenocidin”, “Bojkotoni Izraelin”, “Nga Berlini në Gaza, intifada” dhe “Liri për Palestinën”.

