(VIDEO) Gjysëmhëna e Kuqe, Merhamet dhe Kryqi i Kuq shpërndajnë kurban për nevojtarët

(VIDEO) Gjysëmhëna e Kuqe, Merhamet dhe Kryqi i Kuq shpërndajnë kurban për nevojtarët

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me organizatën Merhamet dhe Kryqin e Kuq  edhe këtë vit kanë vazhduar traditën humanitare të Kurban Bajramit, duke realizuar prerjen e kurbanëve për familjet në nevojë.

Atmosferē

Procesi i prerjes së kurbanëve është zhvilluar në përputhje me të gjitha rregullat dhe ceremonitë fetare, ndërsa organizatorët theksuan rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës ndaj kategorive sociale më të rrezikuara. Nga Gjysmē Hëna e Kuqe Turke thonē se ky aktivitet i kthyer nē traditë, synon të sjellë gëzim e mbështetje për familjet që kanë më shumë nevojë.

ZUZAN HASIBE BEYTUL – GJYSMËHËNA E KUQE TURKE

Planifikojmë që të shpërndajmë mish për rreth 1300 deri 1500 familje. Jemi të lumtur që jemi të bashkuar, qëllimi ynë është ky, siç edhe na obligon feja, të jemi e të ndjejmë bashkë. Falemderojmë bashkëpunëtorët tanë, një ndër ta këtu është edhe organizata Merhmaet, po e falemderojmë edhe popullin me shpresë dhe dëshirë që gjithnjë të jemi të bashkuar.

Kryetari i organizatës Merhamet, hoxhë Ridvan Xhaferi deklaroi se qëllimi është që përmes kurbanëve t’u dilet në ndihmë familjeve me nevojë dhe njoftoi se këtë vit, në vendin tonë janë prerë 50 kurbanë.

RIDVAN XHAFERI – KRYETAR I ORGANIZATËS MERHAMET

Do të realizohet në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, do të fillojmë me Shkupin, Komunën e Çairit, Butelit, Sarajit, Studeniçanit, Haraçinës, Gazi Babës.  Pastaj, Kumanova me Komunën e Likovës. Gjithashtu, qyteti i Velesit po edhe në Maqedoninë Lindore. Me këtë ndihmë ne do të mundohemi të përfshijmë diku mbi 1500 familje skamnorësh të cilët do tu vijnë në ndihmë.

Prerja dhe shpërndarja e kurbanëve nga Gjysmē Hëna e Kuqe Turke, organizata Merhamet dhe Kryqi i Kuq, vazhdon prej vitesh, duke u kthyer në një traditë të rëndësishme humanitare gjatë festës së Kurban Bajramit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING