Toshkovski dhe Rokas konfirmojnë mbështetjen e BE-së për reformat në MPB

Toshkovski dhe Rokas konfirmojnë mbështetjen e BE-së për reformat në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ku u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve dhe mbështetja e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i jep Ministrisë së Punëve të Brendshme në zbatimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Sipas njoftimit të MPB-së, Toshkovski shprehu falënderim për ndihmën e deritanishme të BE-së, veçanërisht në procesin e përmbushjes së kritereve për integrimin evropian të vendit. Ai theksoi rëndësinë e projekteve të realizuara përmes instrumentit IPA për ndihmë para-anëtarësuese dhe aktiviteteve të parapara në kuadër të Agjendës së Reformave.

Në takim u vlerësua se partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian ka një rol kyç në forcimin e sistemit të sigurisë, modernizimin e institucioneve dhe rritjen e efikasitetit në përballimin e sfidave moderne të sigurisë.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet aktuale në kuadër të programeve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe për prioritetet e përbashkëta, me fokus të veçantë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet palëve.

MARKETING