Shkëndija ndahet me trajnerin Jeton Beqiri

Shkëndija ndahet me trajnerin Jeton Beqiri

Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë dhe tekniku Beqiri kanë ndarë rrugët dhe e njejta është konfirmuar përmes faqes së klubit tetovar. “Pas vlerësimit të përbashkët të periudhës së bashkëpunimit, klubi dhe trajneri kanë vendosur që rrugët të ndahen në këtë moment, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e fundit të Shkëndijës”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës, të cilët e falenderojnë Jeton Beqirin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së fundit. Tekniku tetovar e mori drejtimin e kuqezinjëve në janar të vitit 2024 dhe gjatë periudhës së tij në stol, udhëhoqi Shkëndijën drejt titullit kampion në sezonin 2024/25 dhe gjithashtu nën drejtimin e tij Shkëndija regjistroi paraqitjen më të suksesshme në historinë e klubit në garat europiane, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e Ligës në Ligën Konferencës dhe duke u avancuar deri në plej of. /SHENJA/

MARKETING