Presidenti turk dhe Sulltani i Omanit diskutojnë në telefon çështjet rajonale dhe globale

Presidenti turk dhe Sulltani i Omanit diskutojnë në telefon çështjet rajonale dhe globale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, transmeton Anadolu.

Gjatë bisedës, Erdogan ka thënë se një përshkallëzim i ri i luftës në rajon nuk do t’i sillte dobi askujt dhe ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së përpjekjeve diplomatike.

Ai ka deklaruar se Turqia, së bashku me vendet vëllazërore të rajonit, vazhdon përpjekjet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Erdogan gjithashtu ka theksuar se Turqia po punon për të siguruar paqe dhe stabilitet në territoret palestineze dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në çdo platformë për mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez.

Presidenti turk gjithashtu i ka përcjellë sulltanit urimet e tij për festën e Kurban Bajramit.

MARKETING