Shefja e Komisionit Evropian përshëndet përparimin drejt marrëveshjes SHBA-Iran

Shefja e Komisionit Evropian përshëndet përparimin drejt marrëveshjes SHBA-Iran

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur përparimin drejt një marrëveshjeje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar nevojën për një marrëveshje që do të ulte tensionet dhe do të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon, transmeton Anadolu.

“Përshëndes përparimin drejt një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit. Na duhet një marrëveshje që vërtet ul tensionet, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe garanton lirinë e plotë të lundrimit pa tarifa”, shkroi von der Leyen në rrjetin social amerikan X.

Ajo përsëriti se Iranit “nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore” dhe i bëri thirrje Teheranit të ndalojë veprimet që ajo i përshkroi si “destabilizuese në rajon, drejtpërdrejt ose përmes grupeve aleate, si dhe sulmet e pajustifikuara dhe të përsëritura ndaj fqinjëve”.

“Evropa do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të shfrytëzuar këtë moment për një zgjidhje të qëndrueshme diplomatike. Dhe për të frenuar efektet zinxhir të këtij konflikti, veçanërisht mbi zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e energjisë”, tha von der Leyen.

Pas një telefonate me liderët rajonal, presidenti amerikan, Donald Trump, dje deklaroi se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës që nisi më 28 shkurt dhe çoi në mbylljen de fakto të ngushticës, është “kryesisht e negociuar” dhe pret finalizimin.

MARKETING