BDI: Video-xhirimet e publikuara në media i keqtrajtimit të studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, dëshmi e një skandali institucional

BDI: Video-xhirimet e publikuara në media i keqtrajtimit të studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, dëshmi e një skandali institucional

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas publikimit të disa video-incizimeve në media, ku shihet trajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana gjatë një ndërhyrjeje policore.

Sipas BDI-së, pamjet paraqesin “keqtrajtim dhe një skandal institucional”, duke theksuar se studentët nuk kishin shkuar për të provokuar, por për të shprehur solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në kërkesat për përdorim më të gjerë të gjuhës shqipe.

BDI pretendon se ndalimi dhe trajtimi i tyre si kërcënim përbën presion politik ndaj zërave që kërkojnë barazi gjuhësore dhe të drejta.

Në reagim, partia përmend edhe deklarata të studentëve se janë ndjerë të “marrë peng”, si dhe akuzon për sjellje të papërshtatshme nga disa pjesëtarë të policisë gjatë incidentit.

BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, si dhe përgjegjësi nga Ministria e Punëve të Brendshme për rastin, duke kërkuar sqarim publik për veprimet e policisë.

Partia thekson se në një shtet demokratik nuk duhet të pengohen studentët që kërkojnë të drejtat e tyre, ndërsa kritikon edhe mungesën e reagimit nga përfaqësues të VLEN-it për këtë çështje.

MARKETING