Belgjika publikon listën e futbollistëve për Kupën e Botës 2026, koha e gjeneratës së artë ka kaluar

Belgjika publikon listën e futbollistëve për Kupën e Botës 2026, koha e gjeneratës së artë ka kaluar

Trajneri i ekipit kombëtar të Belgjikës, Rudi Garcia, publikoi sot (e premte) listën e 26 futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Kombëtarja e Belgjikës do të luajë në Grupin G në Kupën e Botës 2026 së bashku me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re.

Megjithatë, ekipi belg vjen në Kupën e Botës me një skuadër shumë më të dobët sesa në Kampionatet e mëparshme Botërore dhe Evropiane, kështu që tifozët nuk presin shumë prej tyre.

Është e qartë se koha e brezit të artë të Belgjikës ka kaluar, ekspertët nuk i klasifikojnë ata ndër favoritët kryesorë për titullin, por mbetet për t’u parë nëse do të bëjnë ndonjë surprizë nën drejtimin e Garcias.

Lista e futbollistëve të ftuar nga Belgjika

PortierëThibaut Courtois, Mike Penders dhe Senne Lammens

MbrojtjaTimothy Castagne, Zeno Debast, Maxim De Cuyper, Koni de Ëinter, Brandon Mechele, Thomas Meunier, Nathan Ngoy, Joaquin Seys, Arthur Theate

MesfushaKevin de Bruyne, Amadou Onana, Youri Tielemans, Hans Vanaken, Nicolas Raskin, Axel Ëitsel

SulmiCharles de Ketelaere, Jeremy Doku, Matias Fernandez-Pardo, Romelu Lukaku, Dodi Lukebakio, Diego Moreira, Alexis Saelemaekers, Leandro Trossard

MARKETING