KSI: Rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e hantavirusit në RMV është i ulët, komisioni e ndjek situatën në nivel global

KSI: Rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e hantavirusit në RMV është i ulët, komisioni e ndjek situatën në nivel global

Komisioni për Sëmundje Infektive, i formuar nga Ministria e Shëndetësisë, mbajti mbledhje me qëllim shqyrtimin e situatës lidhur me paraqitjen e një klasteri me hantavirus – varianti Andes në nivel global dhe vlerësoi se në vendin tonë rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e virusit është i ulët, ndërsa sistemi shëndetësor është i përgatitur për përballimin e një paraqitjeje eventuale të infeksionit.

Instituti i Shëndetit Publik disponon reagentë për vërtetimin laboratorik të virusit, si dhe procedura standarde operative për diagnostikimin e këtij virusi.
Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile disponon kapacitete të përshtatshme për trajtimin e pacientëve eventualë me simptomatologji karakteristike për infeksion me hantavirus – varianti Andes, përkatësisht posedon kushte adekuate për kujdes intensiv, ventilim mekanik dhe mbështetje respiratore.

Komisioni theksoi se varianti Andes, ndryshe nga variantet e tjera të hantavirusit, ka mundësi transmetimi nga njeriu te njeriu gjatë kontaktit të afërt dhe të zgjatur, por është e rëndësishme të theksohet se transmetimi nuk është i shpejtë dhe i lehtë si te infeksionet me koronavirus.

MARKETING