Kampusi i UNT-së? Sulejmani optimist përkundër Shaqirit që ka dilema për financimin

Kampusi i UNT-së? Sulejmani optimist përkundër Shaqirit që ka dilema për financimin

Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani, në emisionin “Debat në Shenja” duke folur për koston e ndërtimit të kampusit të UNT-së, tha se fillimit, inaugurimi i këtij kampusi është një ngjarje historike.

Ai tha se nuk njihet ndonjë investim më i madh në arsimin shqip.

“Në ceremoninë e inaugurimit ku u mbajtën edhe fjalime u cek se kampusi pritet të përfundojë brenda 5 viteve. Edhe financimi do të ndodh në etapa. Për vitin 2026 janë lëshuar diku 500 mijë denarë dhe menjëherë në vitin 2027, 2028, 2029 do të lëshohen shuma të caktuara me të cilat jemi të sigurt se do të ndërtohet në afatin e paraparë, që është pesë vite”, deklaroi Sulejmani.

Nga ana tjetër ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, u shpreh skeptik se do të ndahen mjetet e nevojshme për realizimin e tërësishëm të punimeve.

MARKETING