Stojançe Jovanovski u dënua me 12 vite burg për dhunë dhe vdekjen e Ivanës dhe vajzës Katja
Gjykatësi Ivica Stefanovski ka dënuar me 12 vite burg Stojançe Jovanovskin, i akuzuar për kërcënim të sigurisë, lëndime trupore pranë dhunës familjare dhe nxitje të vetëvrasjes të bashkëshortes Ivana, e cila më 2 mars të këtij viti u hodh nga ndërtesa së bashku me vajzën gjashtëvjeçare Katija.
Për herë të parë në Maqedoni është shqiptuar dënim për nxitje të vetëvrasjes si vepër penale.
Për tre veprat penale Jovanovskit i është shqiptuar dënim maksimal- për lëndim trupor 5 vjet, për kërcënim të sigurisë 3 vjet dhe për nxitje dhe ndihmesë në vetëvrasje 5 vjet.
Në bazë të Ligjit për procedurë penale, dënimi i përgjithshëm është 12 vite.
Prokuroria kërkoi që ai të mbetet në paraburgim deri në hyrje në fuqi të vendimit. /SHENJA/

