BE-ja dhe SHBA-ja i afrohen marrëveshjes tregtare, negociatorët raportojnë përparim

BE-ja dhe SHBA-ja i afrohen marrëveshjes tregtare, negociatorët raportojnë përparim

Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian po i afrohen një marrëveshjeje mbi legjislacionin e lidhur me marrëveshjen tregtare BE-SHBA, tha të mërkurën kryenegociatori i PE-së, Bernd Lange, transmeton Anadolu.

Pas një raundi të dytë të negociatave “triloge” me qeveritë e BE-së, Lange tha në një deklaratë se diskutimet kanë prodhuar përparim të mirë, veçanërisht në çështjet që lidhen me mekanizmat mbrojtës dhe procesin e shqyrtimit për rregulloret e propozuara.

“Sapo kemi përfunduar trilogun të dytë konstruktiv gjatë të cilit kemi bërë përparim të mirë në çështjen e mekanizmit mbrojtës dhe shqyrtimin dhe vlerësimin e rregullores kryesore, por ka ende shumë punë për të bërë”, tha ai.

Lange shtoi se negociatorët do të vazhdojnë të punojnë me shpejtësi dhe përgjegjësi për të siguruar që si “shkronja ashtu edhe fryma” e marrëveshjes Turnberry të respektohen, duke iu përmbajtur procedurave demokratike të BE-së dhe afateve kohore legjislative.

Raundi tjetër i negociatave është planifikuar për 19 maj në Strasburg.

Legjislacioni i propozuar rrjedh nga marrëveshja tregtare Turnberry BE-SHBA e arritur më 27 korrik 2025, në Turnberry të Skocisë midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Marrëveshja, e detajuar më vonë në një deklaratë të përbashkët të publikuar gushtin e kaluar, u përqendrua në uljen e tarifave dhe bashkëpunimin më të gjerë tregtar midis SHBA-së dhe BE-së.

Për të zbatuar dispozitat e tarifave, KE-ja paraqiti dy propozime legjislative më 28 gusht. Një propozim do të japë akses preferencial për mallra të caktuara amerikane që hyjnë në tregun e BE-së ndërsa i dyti do të zgjerojë një regjim zero tarifor për importet e produkteve specifike të karavidheve.

PE-ja miratoi mandatin e tij për negociata me Këshillin më 23 mars.

MARKETING