(VIDEO) Parashikimet për ditët në vazhdim, vazhdon moti me diell dhe me vranësira të pjesshme

(VIDEO) Parashikimet për ditët në vazhdim, vazhdon moti me diell dhe me vranësira të pjesshme

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ka njoftuar se neser moti pritet të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa sipas tyre në pjesët juglindore do të ketë kushte për paraqitje të rralla të bubullimave. Po ashtu do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme; paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të herëpashershme shiu.

Sipas DPHM-së me datë 08.prill.2026, ditë e premte, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale shiu, kurse siç thotë nga DPHM pasdite do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Ndërkaq, ditën e shtunë, DPHM sqaron se priten vranësira të ndryshueshme dhe mot i paqëndrueshëm me reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ku në disa vende priten procese më intensive me reshje më të dendura shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Kurse ditën e diel, nga DPHM thonë se moti kryesishtë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe mot i paqëndrueshëm me reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave ku sipas tyre, do të fryjë dhe erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. /SHENJA/

MARKETING