Janevska: Janë anuluar dy diploma të Universitetit Ndëkombëtar Sllavik

Janevska: Janë anuluar dy diploma të Universitetit Ndëkombëtar Sllavik

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot zbuloi parregullsi serioze në punën e Universitetit Ndërkombëtar Sllavi, të cilat kanë rezultuar me anulimin e dy diplomave. Sipas saj, janë konstatuar raste ku janë dhënë 14 ose 17 provime në vetëm një sesion, si dhe janë bërë ekuivalenca të papërshtatshme të krediteve.

Një nga shkeljet më të dukshme është një diplomë e vitit 2016, e cila përmban vulë me emrin e ri kushtetues të shtetit, edhe pse ai është ndryshuar dy vite më vonë. “Diplomë nga viti 2016 me vulë ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. Ju e dini se atëherë ne kishim emrin tonë të mëparshëm. Emri është ndryshuar në vitin 2018”, tha janevska. Ministrja theksoi se i gjithë rasti tashmë i është dorëzuar Prokurorisë Publike. Ajo paralajmëroi se nëse konfirmohen dyshimet për falsifikim, institucioni i arsimit të lartë do të përballet me sanksione të rënda.

MARKETING