Perinski: Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi me gjashtë institucione të arsimit të lartë
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, sot nënshkroi Memorandume bashkëpunimi me gjashtë institucione të arsimit të lartë me çka vendoset kornizë e re për bashkëpunim institucional midis ministrisë dhe komunitetit akademik.
Në fund të vitit të kaluar, Ministria nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, me profesorët dhe stafin akademik të të cilit është vendosur bashkëpunimi.
Memorandumet kanë për qëllim të lidhin ekspertizë akademike dhe potencialin shkencor dhe kërkimor me nevojat reale të komunave, përmes veprimit të përbashkët në fushat që janë në kompetencë të komunave.
“Nënshkrimi i Memorandumeve për bashkëpunim inkurajon veprimin e përbashkët në fushat që janë në fokus të Qendrës së resurseve për mbështetjen e komunave dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të komunave”, deklaroi Ministri Perinski.
Memorandume bashkëpunimi u nënshkruan me Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, të përfaqësuar nga rektori prof. dr. Dejan Mirakovski, Universiteti i Shkencave dhe Teknologjive të Informacionit “Shën Apostulli Pali”, përfaqësuar nga prorektori prof. dr. Atanas Hristov, Universiteti “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir, përfaqësuar nga rektori prof. dr. Igor Nedellkovski, Universiteti i Tetovës i përfaqësuar nga rektori prof. dr. Jusuf Zejneli, Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup, i përfaqësuar nga Rektori prof.dr. Bekim Fetaji dhe UEJL Tetovë nga Rektori prof.dr. Sadudin Ibraimi.

