Dënime me kusht për tre policë në rastin e diskotekës “Pulse” në Koçan
Tre zyrtarë policorë janë dënuar me kusht për rastin e tragjedisë në diskotekën “Pulse” në Koçan.
Komandanti Aleksandar Temellkov u dënua me dy vite burg me kusht, ndërsa inspektorët Kire Bogatinov dhe Goran Llazarov me nga një vit burg me kusht. Dënimet nuk do të zbatohen nëse ata nuk kryejnë vepra të tjera penale në periudhën e përcaktuar.
Sipas gjykatës, ata nuk kanë vepruar sipas rregullave dhe nuk kanë kontrolluar siç duhet dokumentacionin. Gjatë shpalljes së vendimit, asnjëri prej tyre nuk ishte i pranishëm në sallë.
Gjykata theksoi se ata nuk kanë precedentë penalë dhe se veprimet e tyre nuk kanë ndikuar drejtpërdrejt në zjarrin tragjik.

