(VIDEO) LSDM: A u dërguan dokumentet për ekstradimin e Gruevskit apo jo!?

(VIDEO) LSDM: A u dërguan dokumentet për ekstradimin e Gruevskit apo jo!?

LSDM opozitare pyet nëse dokumentet për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit janë bllokuar “institucionalisht”, apo qëllimisht. Ky reagim i partisë vjen një ditë pas njoftimit me shkrim nga Ministria e Drejtësisë të cilët thanë se procedura është në vazhdim dhe se siç thanë, po punohet sipas ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Aleksandar Sasha Dimitrijeviq nga LSDM përmendi shembullin e Polonisë, e cila siç thotë për vetëm një ditë i ka përgatitur dokumentet për ekstradim të ish funskionarëve të tyre, të cilët fshihen në Hungari.

Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së

Pyetja që Filkov dhe Ministria e Drejtësisë duhet t’i përgjigjen është e thjeshtë dhe e qartë: A i kanë dërguar dokumentet për ekstradimin e Nikola Gruevskit apo jo? Në vend që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje themelore, ata fshihen pas frazave burokratike. Ata thonë se po ‘plotësojnë dokumentacionin’. Nuk mund ta plotësojnë dokumentacionin për një muaj?”

LSDM këmbëngul që Ministria e Drejtësisë të tregoj se përse janë ngecur procedurat për ekstradimin e Gruevskit.

Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar i përgjithsëm i LSDM-së

Ëshë e dukshme që Mickoski, Filkov dhe Qeveria e tyre nuk duan ta kthejnë Gruevskin. Ata me vetëdije po e mbrojnë atë. Në vend të procedurave instituionale për ekstradim shohim mbrojtje institucionale të kriminelit Gruevski. Qytetarët meritojnë përgjigje të qartë: përse dokumentet kanë ngecur në Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk janë dërguar?”

Nga Ministria e Drejtësisë një ditë më parë, lidhur me ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit thanë se po ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për kompletimin e dokumentacionit dhe procesimit adekuat të tyre në korniza të procedurave ligjore.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING