Të enjten dezinsektim ajror në territorin e Shkupit

Të enjten dezinsektim ajror në territorin e Shkupit

Dezinsektim ajror në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të bëhet më 7 maj – e enjte, në orët e hershme të mëngjesit, njoftuan sot nga Departamenti për Marrëdhënie me Opinionin pranë Qytetit të Shkupit.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, atëherë do të bëhet të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë më të volitshme, në të njëjtën kohë.

“Njoftohen bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, shtohet kumtesë.

MARKETING