Jashari: Askush nuk pyet se kush i mbulon shpenzimet që kemi
Kryetari i Shoqatës Akademike të Shqiptarëve, Hasan Jashari, në emisionin “Debat në SHENJA”, ka folur për mënyrën e funksionimit dhe mbështetjen financiare të shoqatës që ai drejton.
Ai theksoi se, sipas tij, nuk ka interesim të madh nga intelektualët shqiptarë për ta mbështetur apo për t’u angazhuar me shoqatën, duke ngritur pyetje edhe për qëndrueshmërinë financiare të institucioneve të tilla.
“Intelektualëve shqiptarë nuk u duhet një akademi, nuk e përkrahin. Nuk kthejnë një ditë të pyesin, atje te ne. A ju paguan dikush kafe apo ujin që vin ndonjë mysafir kush e blen. E blen dikush atë. E blen dikush prej anëtarevë brenda, nuk e blen dikush prej jashtë. Edhe ja sot vij në Shkup, kushton kaq, ku është bërë shtrenjt, të kapën “Siguria e Qytetit”, nuk të pyet ajo, nuk të pyet a je kryetar i këtij apo i atij. Të thotë të shkosh ta paguash brenda 10 ditëve. Atëherë shtrohet pyetja. Pse ne duhet të imponohemi me zor dikujt? Akademia e Kosovës nuk përgjigjet, Akademia e Shqipërisë janë të lidhur me dikë që u ka thënë sjanë ato kërkushi, atëherë bëhet pyetja, a mos i mundojmë ne njerëzit. Mirëpo vendosmërinë e kemi neve, punën do ta çojmë deri në fund”, deklaroi Jashari.

