Jashari: Ideja për Akademinë Shqiptare është e vjetër, e nisi Fadil Sulejmani
Kryetari i Shoqatës Akademike të Shqiptarëve, Hasan Jashari, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se ideja për themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptare nuk është e re dhe nuk ka qenë fillimisht e tij.
Ai theksoi se për herë të parë këtë ide e kishte dëgjuar nga profesori dhe rektori i parë i Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani.
“Ideja është e vjetër. Nuk ka qenë e imja. Në fillim e kam dëgjuar njëherë prej profesor Fadil Sulejmanit, kur erdhi në ministrinë e arsimit. Unë aty kisha një post. E përmendi se përveç universitetit do ta formojnë edhe Akademinë e Shkencave dhe unë natyrisht se i thashë njëherë ta bëjmë universitetin, pastaj tjetërkush do ta bëjë atë. Pastaj ka patur lëvizje diku ka viti 1994/95 Xheladin Murati, Luan Starova, Hamzi Mustafa, Xhevat Gega dhe intelektualë të tjerë, që janë marrë me këtë çështje. Edhe kanë biseduar me faktorët politike se si të institucionalizohet, materializohet kjo çështje e pastaj ka patur lëvizje pas botimit të eciklopedie ku shqiptarët atje thuhet se shqiptarët janë të përzier me romë, kanë ardhur prej mali, kanë marrë shtëpitë e maqedonasve”, deklaroi Jashari. /SHENJA/

