Stankov: Në zjarrin në “Pulse” dominonte monoksidi i karbonit, temperaturat arritën 700°C

Stankov: Në zjarrin në “Pulse” dominonte monoksidi i karbonit, temperaturat arritën 700°C

Në gjyqin për zjarrin tragjik të 16 marsit 2025 në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, deklaroi se monoksidi i karbonit ka qenë faktori kryesor i vdekjeve.

Ai theksoi se në përkeqësimin e situatës kanë ndikuar edhe tymi, ajri i nxehtë dhe mbipopullimi, që ka shkaktuar rrëmujë gjatë përpjekjeve për evakuim.

Sipas dokumentacionit mjekësor, të lënduarit kanë pësuar djegie të shkallëve të ndryshme, dëmtime nga thithja e gazrave toksike dhe ajrit të nxehtë, si dhe lëndime mekanike nga shtypja dhe rëniet.

Stankov shtoi se përveç monoksidit të karbonit, në ambient kanë qenë të pranishme edhe substanca të rrezikshme si cianuri i hidrogjenit, ndërsa temperaturat e larta kanë ndikuar ndjeshëm në pasojat fatale.

MARKETING