(VIDEO) Ura e Llokës do të projektohet, Saraji i vetëm nuk mund ta ndërtojë
eta e banorëve të fshatit Llokë po edhe fëmijëve të këtij fshati për çdo ditë vihet në rrezik, sepse për të kaluar në lagjen Gjorçe Petrov, ata patjetër duhet të kalojnë në këtë urë, e cila ngjason një urë të ndërtuar në shekujt e para erës sonë. E sa është e rrezikshme të kalohet kjo urë, do ta shohim tani….
Banorët të cilët TV Shenja i takoi gjersa po kryente filmime në këtë pikë, thonë se kërkesa për ndërtimin e kësaj ure përsëritet për më shumë se 15 vjet. Ndonëse pushteti nuk e ndërton, ajo ka penguar dhe ka ndërprerë edhe iniciativën qytetare të cilët kanë dashur të njëjtën ta vet ndërtojnë. Qytetarët e anketuar thonë se gjatë kalimit, tre banorë të Llokës kanë rënë nga kjo urë dhe kanë marrë lëndime serioze.
Qytetar
15 vite kjo ka mbet kështu, krejt rrena, vijnë do bëhet s’do bëhet, krejt dallavere, tre vetë e kanë thyer këmbën, kanë ra, prej ure në ujë. T’u kalu, kanë ra në ujë, kan thyer këmbën. Njëri, sot e sot ka mbet, kërkund nuk është.
Qytetar
Kjo urë është shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Llokë, arsyeja se pse nuk ndërtohet, nuk e dijmë. Premtojnë, nuk e realizojnë asnjëri. Secila parti çka vjen, ka premtu ama kjo urë nuk është ndërtu. Është shumë e rrezikshme për fëmijët tanë se për çdo ditë nga kjo urë kalojnë.
Duke u nisur nga ankesat e qytetarëve të kësaj ane, për këtë urë, TV Shenja ka kërkuar shpjegim nga kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, i cili tha se banorëve të Llokës jo më larg se javën e kaluar ua ka sqaruar situatën dhe se këtë vit pritet vetëm faza e projektimit, kurse për ndërtimin e së njëjtës tha se Saraji vet atë nuk mund ta bëj.
MUHAMED ELMAZI – KRYETAR I KOMUNËS
Në planin gjeneral urbanistik të qytetit të Shkupit është paraparë ura e Llokës dhe se jemi në evaluim të tenderimit për projektim dhe se një nga projektet më të para, që do të projektohen është po kjo urë dhe më pas në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Gjorçe Petrovit besoj se do kemi zgjidhje për ta realizuar. Përfundon brenda këtij viti procedura e projektimit, nuk varet nga komuna e Sarajit, pasi që nuk kemi mjete financiare aq të mëdha dhe të hyra aq të mëdha që ne ta bëjmë hapjen e tenderimit për urë.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ankohen, po nuk është as hera e parë që politikanët premtojnë zgjidhje të këtij problemi shumëvjeçar. Por, qytetarët megjithatë mbeten me shpresë që kësaj radhe, politika do të qëndrojë pas fjalëve të dhëna dhe do ta rregullojë përgjithmonë këtë problematikë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

