(VIDEO) Policia kap 4 persona për kontraband me lëndë narkotike

(VIDEO) Policia kap 4 persona për kontraband me lëndë narkotike

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se kanë privuar nga liria katër persona, pas një aksioni të realizuar në disa lokacione të ndryshme. Sipas MPB-së, gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhur e bardhë dhe marihuanë. MPB ka theksuar se në mesin e të ndaluarve janë persona të moshave të ndryshme, përfshirë edhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi, si dhe një shtetas nga Republika e Serbisë. Sipas tyre, rasti është në procedurë dhe, pas dokumentimit të plotë, pritet që ndaj tyre të ngriten parashtresa përkatëse. MPB ka njoftuar edhe për një përleshjeje fizike mes disa personavepara një objekti hotelierik në zonën e Qendrës në Shkup.

MPB

“Më 03.05.2026 në orën 01:15 në SPB Shkup u njoftua se para një objekti hotelierik në zonën e Qendrës në Shkup është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet shtatë personave nga Shkupi, Kratova e Kumanova. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë parashtresa përkatëse”

Gjithashtu MPB ka njoftuar se nga Institucioni Publik Shëndetësor “Shën Naum Oridski” në Shkup është njoftuar se tek ata me lëndime është sjellë  një 36-vjeçar nga Shkupi. Sipas MPB-së, rreth orës 00:00 në zonën e Kisella Vodës në Shkup, derisa po lëvizte me automjetin e tij, ai ishte ndaluar nga  një person të cilin e njihte, dhe pas një mosmarrëveshjeje ishte sulmuar fizikisht prej tij.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING