(VIDEO) LSDM kërkon të hetohet kredia hungareze

(VIDEO) LSDM kërkon të hetohet kredia hungareze

Lidhja Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria hapjen e hetimeve për kredinë hungareze që sipas LSDM-së, kryeministri në ardhje i Hungarisë, Petar Magyar ka njoftuar se janë para kineze. Nga LSDM-ja potencojnë se paratë që Maqedonia e Veriut morri në formë kredie nga Hungaria janë para që Hungaria mori nga Kina gjatë vitit 2024.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM

Media prestigjioze Bloomberg publikoi se Hungaria ka zbuluar detaje më parë të papublikuara për një kredi prej 1 miliard eurosh që qeveria e Orbanit e ka marrë nga Kina në vitin 2024. Po atë vit kur Mickoski mori kredi nga Hungaria me të njëjtën shumë. Hungaria i ka marrë këto para nga Kina po në vitin 2024, nga China Development Bank, Export-Import Bank of China dhe dega hungareze e Bank of China”

Zëdhënësja e LSDM-së Kuzeska thotë kredia kishte edhe kosto të fshehura të cilat Qeveria e Maqedonisë kur nuk i bëri publike.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM

Kishte kosto të fshehura që qeveria nuk i bëri kurrë publike. Mbi 1 milion euro u transferuan për shërbime kontraktuale, por nuk u mor vesh kurrë nëse ishin për tarifa bankare apo për shërbime konsulence. Dhe ende nuk dihet se ku përfunduan këto para, përveç faktit që do të duhet t’i kthejnë qytetarët. Edhe në Maqedoni duhet të ketë hetim për paratë kineze. Gjithçka që Magyar tani po e zbulon në Hungari – pastrim parash, kontroll i mediave, biznese të fshehta, korrupsion – thuhet se po reflektohet edhe në Maqedoni”

Kujtojmë se LSDM-ja kundërshtoi që nga fillimi në Kuvend, marrjen e kredisë hungareze. Ndërkaq, ndryshimi i pushtetit në Hungari ka hapur debat të fuqishëm edhe në vendin tonë. Opozita për çdo ditë publikon akuza që VMRO-në e lidhin me ish-pushtetin e Orban po edhe me ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevski.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING