(VIDEO) Aksion i Komunës së Çairit, veturat “e harrura” në parkingje pritet të largohen

(VIDEO) Aksion i Komunës së Çairit, veturat “e harrura” në parkingje pritet të largohen

Ky është njëri prej parkingjeve në Komunën e Çairit në të cilin ka ende vetura të prishura që rrinë prej kohësh. Hapësira që kanë zënë është një barrë më shumë për qytetarët që kanë nevojë të pakojnë veturat e tyre në këtë hapësirë të rrugës “Xhon Kenedi” në Shkup. Banorët ankohen se shumë herë u duhet që të presin shumë për të gjetur një vend të lirë.

Ndërkohë, që nga data 14 prill komuna e Çairit ka nisur një aksion për të paralajmëruar pronarët e këtyre makinave që t’i heqin ato…

Pronarëve ku janë dhënë 8 ditë kohë për të larguar këto mjete.

Në një publikim në rrjetet sociale, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se qindra vetura që prej vitesh zënë hapësira publike, pa lëvizur dhe pa funksion, po largohen një nga një. “Kjo do të thotë më shumë vendparkingje për banorët, më shumë rend dhe më shumë siguri në lagjet tona. Ky aksion sjell hapësira të lira për parkim, qarkullim më të lehtë dhe mjedis më të pastër dhe më të rregullt”, deklaroi Mexhiti.

Ndërsa, afati i dhënë nga Komuna ka kaluar ende gjindet vetura që mbesin në hapësira publike dhe duhet të largohen. /SHENJA/

MARKETING