(VIDEO) Arrestohet personi që dëmtoi 16 vetura në territorin e Çairit
Ndonëse një pjesë e qytetarëve festuan, e një pjesë e tyre protestuan, 1 maji ka qenë ditë e ngarkuar për policinë që ka raportuar një numër të madhë të aktiviteteve të ndërmarra me qëllim ndërprerjen e sjelljeve devijante.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë për arrestime të shumta të ndodhura në loakcione të ndryshme
MPB
“Më 01.05.2026, në orën 16:00, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.R. (25), S.B. (21) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi, Z.T. (42) dhe V.N. (26), të dy nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, si dhe M.B. (19) nga fsh. Konjarë e Poshtme, rrethina e Shkupit, pasi te ata ishte gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse”.
Nga policia gjithashtu njoftojnë se më 1 maj në SPB Shkup një 39 vjeçar ka denoncuar se pas një mosmarrveshjeje verbale është sulmuar fizikisht nga një 31 vjeçarë me prejardhje po nga kryeqyteti. Policia ka njoftuar për arrestime edhe në pikën kufitare, Deve Bair.
MPB
“Më 01.05.2026, në orën 21:10, në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria M.I.G. (57) nga Republika e Turqisë, pasi gjatë kontrollit kufitar në një autobus me targa turke, të cilin ai e drejtonte, ishte konstatuar se kishte paraqitur për kontroll karton të gjelbër të falsifikuar ndërkombëtar. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të NJPB Kriva Pallankë për procedim të mëtejme”.
Ndërkaq, është njoftuar gjithashtu se një shtetas i huaj është arrestuar nga policia e stacionit Bit Pazar nën dyshimet se ka dëmtuar rreth 16 vetura në territor të Komunës së Çairit. Ndërkohë në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personat me iniciale D.K. 50 vjeçar nga fshati Pirok dhe F.J. 24 vjeçar nga fshati Dëbërc, sepse gjatë kontrollit të mjetit “BMW” me targa të Tetovës, janë gjetur katër paketime me lëndë pluhur të bardhë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

