Beqiri: Së shpejti nis ndërtimi i “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë

Beqiri: Së shpejti nis ndërtimi i “Sheshit të Dëshmorëve” në Haraçinë

Kryetari i Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar për përgatitjen e një projekti të ri që synon rregullimin e hapësirës në qendër të komunës, përmes ndërtimit të “Sheshit të Dëshmorëve”.

Sipas tij, projekti nuk ka vetëm karakter përkujtimor, por edhe funksional, duke synuar përmirësimin e qarkullimit dhe organizimit urban në këtë zonë.

“Kemi përgatitur një projekt për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës, i cili parasheh ndërtimin e ‘Sheshit të Dëshmorëve’”, deklaroi Beqiri.

Ai theksoi se realizimi i projektit do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese me komunikacionin dhe parkimin, të cilat aktualisht paraqesin sfidë për qytetarët.

“Me realizimin e këtij projekti do të rregullohet qarkullimi i komunikacionit në këtë pjesë, e cila përballet me vështirësi për shkak të veturave të parkuara. Kjo do ta bëjë zonën më funksionale dhe më të organizuar për lëvizje”, u shpreh ai.

Projekti përfshin gjithashtu vendosjen e një monumenti me shqiponjë dhe një pllake përkujtimore kushtuar Komandant Telit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Beqiri u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë me mendimet dhe sugjerimet e tyre, qoftë përmes komenteve, qoftë duke marrë pjesë në panelin e diskutimit publik që do të mbahet më 8 maj në sallën e Këshillit Komunal.

“Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Haraçinë më të mirë për të gjithë”, theksoi ai.

MARKETING