(VIDEO) Debat në Shenja, Osmani: Të mobilizohemi kundër agresionit politik ndaj shqiptarëve

(VIDEO) Debat në Shenja, Osmani: Të mobilizohemi kundër agresionit politik ndaj shqiptarëve

Të bëhemi bashkë për ta ndalur agresionin që po na bëhet!” — kështu u shpreh në emisionin “Debat në Shenja” nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.

Ai theksoi se vendi ndodhet në një stad të zhvillimit politik ku përpjekjet e Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kanë të bëjnë me rikthimin në pushtet, por me krijimin dhe mobilizimin e një fronti rezistence për të ndalur atë që e cilësoi si “agresion politik”. Sipas tij, ky agresion është përgatitur ndër vite dhe ka filluar të zbatohet gjatë dy viteve të fundit. Osmani shtoi se situata është e jashtëzakonshme dhe kërkon mobilizim të përgjithshëm.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI

Ftesa ime është edhe te njerëzit a-partiak, te mediat, bizneset, OJQ-të, të bëhemi bashkë ta ndalim këtë të keqe, pastaj do të folim për parti politike dhe kush do jetë në pushtet”, deklaroi Osmani, duke marrë shembull edhe studentët të cilët po bëjnë betejën që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe”.

Osmani akuzoi pushtetin aktual se është duke ngecur edhe në rrugën drejt Bashkimit Europian. Marrëdhëniet ndëretnike, izolimi ndërkombëtar, të gjitha këto, ai tha se e bëjnë shtetin “një shtet të dështuar”. Nënkryetari i Integristëve tha se në kohën kur ata kanë qenë në pushtet, shteti ka qenë epiqendër e diplomacisë rajonale e më gjerë, ndërsa tash tha ai, është shndërruar në një oazë të izoluar në të cilën sipas tij, nuk shkel kush më.

BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI

Unë mendojë që BE veç më se është shumë e largët dhe këtë e konfirmonë kryeminsitri i vendit, i cili thotë se ne do presim edhe dekada të tëra, duke u’a bërë me dije njerëzëve se ai nuk ka ambicie për ta quar këtë vendë përpara. Ajo çfarë është më provokuese është nënçmimi i që u bënë partnerëve të vet të koalicionit, të cilët ju kujtohet dolen me premtimin 6 muaj dhe kur del kryeminstri dhe ju thotë çfarë 6 muaj, ne dekada do të presim dhe ata heshtin, përçmim më të madh nuk mundë të ketë”.

Osmani drejtoi edhe një sërë kritikash ndaj koalicionit VLEN, duke e cilësuar atë si të dobët dhe pa autonomi në vendimmarrje. Sipas tij, ky koalicion është i defaktorizuar në Qeveri dhe nuk ka peshë reale në proceset vendimmarrëse.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING