Në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të protestës së LSM-së

Në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të protestës së LSM-së

Policia e Maqedonisë së Veriut do të riorganizojë komunikacionin në qytetin e Shkupit që në orët e mëngjesit. Kufizimet janë për shkak protestës.

“Duke filluar nga ora 11:00, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë për 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Për këtë arsye, do të ketë kufizime në këto rrugë: “Mirçe Acev”, “Filipi 2-të i Maqedonisë”, “11 Tetori”, “Dimitri Çupovski”, “Vasil Gllavinov”, “VMRO” dhe “Ilinden”.

Protesta do të fillojë prej orës 11:00 nga ndërtesa e LSM-së dhe do të mbarojë para objektit të Qeverisë së RMV-së.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, ka kërkuar që punëtorët të dalin masivisht në rrugë dhe të shprehin qartë pakënaqësinë e tyre me pagat e ulëta, mbrojtjen e dobët të të drejtave të punëtorëve dhe qëndrimin injorant të institucioneve dhe punëdhënësve.

MARKETING