(VIDEO) FNA akuzon për avancime të paligjshme në UT

(VIDEO) FNA akuzon për avancime të paligjshme në UT

Blendi Hondai nga Forumi për Ndryshime në Arsim, në një konferencë të mbajtur për shtyp,  ka deklaruar se Arbëresha Bexheti Ferati, e angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë ka arritur që të avancohet në tituj akademik në kundërshtim të më shumë se 15 dispozitave ligjore dhe statutare, bazuar në raportin e Inspektoratit Shtetëror për Arsim.

SINKRON:BLENDI HONDAI-FORUMI PËR NDRYSHIME NË ARSIM

“Viti 2022, Senati i Universitetit të Tetovës zhveshet nga kompetencat ligjore dhe i njeh Arbëresha Bexheti Feratit titullin ‘profesor inordinar’ të fituar në Beograd, Serbi, pa verifikuar nëse kandidatja i plotësonte kushtet e detyrueshme ligjore. Pa qenë e sigurt se e meritonte titullin paraprak, Arbëresha Bexheti Ferati synoi për më lart”.

Hodai i numëroi të gjitha ngritjet e Feratit dhe shkeljet ligjore që janë bërë.  Forumi për Ndryshime në Arsim i bën thirrje Prokurorisë Publike të hetojë shkelje të mundshme penale si keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve si dhe konfliktit të interesit. Ndërkaq nga Universiteti i Tetovës  kërkojnë që menjëherë të anulojë thirrjen e fundit akademike të Arbresha Bexheti Feratit. ANA po ashtu kërkon që bashkëshorti i saj, Kenan Ferati, të shkarkohet nga posti kryetar i Senatit derisa ky rast të marr epilog përfundimtar./SHENJA/

 

MARKETING