(VIDEO) Ligji për Qeveri, Ajdari: Procedura për miratimin e tij anashkaloi mekanizmat kushtetuese
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz lidhur me siç thonë, shkelje të rënda që shumica parlamentare ka kryer në punën e kuvendit gjatë 48 orëve të fundit. Kordinatorja e Frontit Europian, Rina Ajdari, tha se bëhet fjalë për miratimin e ndryshimeve në ligjin për qeverinë, proces i cili sipas saj u zhvillua në kundërshtim me frymën e përfaqësimit të drejtë dhe pa respektuar mekanizmat kushtetues që garantojnë barazinë ndërmjet bashkësive.
SINKRON:RINA AJDARI, KOORDINATORE E FRONTIT EUROPIAN 00:38
“Ky refuzim nuk ishte vetëm një refuzim i thjeshtë procedural, ai ishte një mesazh i qartë politik dhe institucional se po anashkalohet një mekanizëm kushtetues i krijuar pikërishtë për të mbrojtur për balancën ndëretnike dhe të drejtave të bashkësive në RMV”.
Ajdari tha se mos kostutuimi i komitetit të mardhënieve ndërmjet bashkësive përbën një problem serioz dhe të rezikshëm, pasi, siз tha ajo ky organ egziston për t’i shqyrtuar ligjet që prekin marrdhëniet ndërmjet bashkësive, përfaqësimin dhe parimin e barazisë në shtet.
SINKRON: RINA AJDARI, KOORDINATORE E FRONTIT EUROPIAN 02:00
“Ligji për qeverinë, i cili u miratua dje dhe me të cilin u shfuqizua qeveria teknike prek drejtpërdrejtë përfaqësimin, pjesmarrjen dhe barazinë e bashkësive. Pikërishtë për këtë arsye kërkuam që ai të shryrtohet në komitetin për mardhënie ndërmjet bashkësive dhe të miratohet edhe me shumicë të badenterit, në mënyrë që asnjë komunitet të mos mbivotohet dhe asnjë vullnet politik të mos të imponohet mbi vullnetin e të tjerëve”.
Deputetja Ajdari kritikoi edhe koalicionin VLEN, pasi sipas saj, ata nuk janë në kuvend për t’i mbrojtur interesant e shqiptarëve dhe të komuniteteve, por siç tha, për ti arsyetuar dhe mbrojtur politikat destruktive të qeverisë.
Samir Mustafa /SHENJA/

