(VIDEO) Maqedonia e Veriut shënoi rënie në indeksin e lirisë së medias

(VIDEO) Maqedonia e Veriut shënoi rënie në indeksin e lirisë së medias

Brenda dy vitesh, Maqedonia e Veriut ka rënë me 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit – një nga arsyet kryesore është përhapja e dezinformimit. Sipas Reporterëve pa Kufij, duhet bërë një dallim midis redaksive profesionale online që punësojnë gazetarë dhe publikojnë përmbajtje origjinale dhe portaleve individuale që plagjiaturojnë dhe kopjojnë përmbajtje. Prandaj, ata theksojnë se megjithëse televizioni është ende burimi dominues i informacionit, si shërbimi publik ashtu edhe disa nga televizionet e mëdha kombëtare kanë një nivel të ulët besimi.

Vitin e kaluar, liria e mediave në RMV pa një rënie nga vendi i 36-të në të 42-tin. Në përgjithësi, në dy vjet vendi ka rënë me nëntë vende më poshtë në këtë indeks dhe është zhvendosur nga “i kënaqshëm” në “problematik” për sa i përket lirisë së shtypit.

TABELË: REPORTERËT PA KUFIJ

“Një nga arsyet kryesore është përhapja e dezinformimit dhe nivelet e ulëta të profesionalizmit, si dhe ndikimi nga autoritetet. Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të publikut në media, gjë që e bën median e pavarur të cënueshme ndaj kërcënimeve dhe sulmeve.

Në Raport thuhet se mjedisi i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike është gjithnjë e më e ekspozuar ndaj sulmeve.  Rivendosja e mundësisë ligjore për autoritetet kombëtare dhe lokale për të reklamuar në mediat private ngre shqetësime në lidhje me ndikimin e mundshëm politik të lidhur me të.

Reporterët pa Kufij theksojnë se problemi i përhapjes së dezinformimit i  kombinuar me standardet e ulëta profesionale, kontribuon në një rënie të besimit publik në media dhe hap rrugën për sulme ndaj gazetarëve bazuar në gjini, etni ose fe.

Anida Murati /SHENJA

MARKETING