Bexheti pyet Stoilkoviqin: A jeni ministër për marrëdhënie mes bashkësive apo për marrëdhënie me Republikën Sërpska?

Bexheti pyet Stoilkoviqin: A jeni ministër për marrëdhënie mes bashkësive apo për marrëdhënie me Republikën Sërpska?

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, nga foltorja e Kuvendit, ka pyetur ministrin për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, nëse është ministër për marrëdhënie mes bashkësive apo është ministër për marrëdhënie me Republika Srbskën.
Bexheti kërkoi nga Stoilkoviq që të tregojë rezultatet konkrete të Ministrisë dhe punën për ruajtjen e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ejani me mua në Kumanovë të shihni se si jetoj me pjesëtarët e komuniteti shqiptar, do të befasoheni, tha Stoilkoviq në kundërpërgjigje, duke akuzuar BDI-në se ka punuar vetëm për shqiptarët.
““Atë që ju keni punuar vetëm për shqiptarët, tani punohet për të gjithë, këtu janë rezultatet dhe mund ta kontrolloni te të gjithë pjesëtarët e bashkësive në shtetin tonë. Nëse ju duhen ende shpjegime, do të ju jap. Unë e di se çfarë ju dhemb. Është humbur, kushtimisht thënë selia e shtetit paralel në Maqedoni, aty ku merreshin të gjitha vendimet”, ka deklaruar Stoilkoviq.
Më pas Bexheti në replikën e tij, deklaroi se ministri nuk duhet të flet për përvojat personale, por për punën e Ministrisë si institucion kolektiv.
“Dëgjoni, me dashamirësinë më të madhe ta them, jo pse jeni serb nga etniteti. Të gjithë jemi njerëz. Ajo Ministri shumë mirë e thatë, është shumë e rëndësishme dhe qeveria VMRO-VLEN ua ka besuar dhe u ka deleguar ato kompetenca juve. Dhe nuk ndërmerret asgjë në afirmimin dhe që është obligim që buron prej Marrëveshjes së Ohrit, ama asgjë. Ajo nuk është personale, qeveria është organ kolektiv”, tha Bexheti.

MARKETING