(VIDEO) Ligji për Qeveri në seancë plenare

(VIDEO) Ligji për Qeveri në seancë plenare

Pasi kaloi filtrat e komisioneve parlamentare, propozimi i Ministrisë së Administratës, për shfuqizim të Qeverisë Teknike, sot u gjet para deputetëve në seancë plenare. Lista e deputetëve, që dëshironin të flisnin për këtë ligj, ishte e gjatë.

Koordinatorja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari thotë se shfuqizimi i Qeverisë teknike, duhet të bëhet me konsesus politik, siç e njëjta edhe është miratuar. Ajdari tha se para se të hapet debati i përgjithshëm për shfuqizimin e Qeverisë teknike, propozimi duhet të dorëzohet për shqyrtim në Komitetin për Marëdhënije ndërmjet bashkësive.

RINA AJDARI – KOORDINATORE E GRUPIT PARLAMENTAR

Sigurisht që nuk jam këtu për të penguar sjelljen e ligjit, megjithatë përpara se të hapet diskutim i përgjithshëm për ligjin në fjalë, kërkoj që në bazë të rregullores së Kuvendit dhe në bazë të ligjit për marrëdhënije ndërmjet bashkësive, i njëjti propozim ligj, të shkojë në komitet dhe të diskutohet për të marrë një vendim përfundimtar se si do të votohet ky propozim ligj”.

Ajdarit nuk i replikoi asnjë deputet, por nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshovski. Ai tha se sipas ligjit, seanca mund të ndërpritet në rast se atë e kërkon kryetari i ndonjë trupi punues ose nga koordinatorja e grupit parlamentar, mirëpo paraprakisht kërkesa duhet të miratohet nga plenumi.

ANTONIO MILLOSHOVSKI – NËNKRYETAR I KUVENDIT

Neni 87-të, pika 4, Kuvendi mund të vendosë që senca të ndërpritet me kërkesë të një kryetari të ndonjë trupi punes, ose koordinator i grupit parlamentarë, për shkak të mbledhjes së trupit punues. Ju kërkuat që ky propozim të shqyrtohet në komitetin për marrëdhënije ndërmjet bashkësive, pa dallim, edhe pse ai trup ende nuk është formuar, kërkesën tuaj, në bazë të rregullores unë do e vendos në votim që Kuvendi të vendos nëse e pranon kërkesën tuaj”.

Debati mes Ajdarit dhe Milloshovskit nuk mbaroi këtu, ishte deputetja që insistonte se Milloshovski është i obliguar të ndërpresë seancën pa marrë mendimin përmes votave të deputetëve për këtë gjë dhe ishte Milloshovski që disa herë përsëriti deklaratën e njëjtë duke cituar nene dhe ligje.

Debatin mes Ajdarit dhe Milloshovskit e ndali koordinatori i gurpit tjetër opozitarë, Oliver Spasovski i cili kërkoi pushim të përkohshëm për koordinim shtesë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING