Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, presidenti zviceran për vizitë në vend
Presidenti zviceran Guy Parmelin sot, më 29 prill, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në vend. Me këtë rast, në Shkup do të vendoset një regjim i veçantë i trafikut, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë vizitës, Departamenti i Sigurisë së Trafikut Publik do të ndërmarrë masa për rregullimin e qarkullimit në pjesën qendrore të qytetit.
Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët policorë.

