Mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare

Mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje shiu të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët lindore nga jugperëndimi, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtim i ndryshueshëm.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga tre deri në nëntë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 20 deri në 25 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe kushte për shira të lehtë lokalë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të bjerë në 7, ndërsa maksimale do të arrijë në 24 gradë.

MARKETING