(VIDEO) Fronti Evropian nis mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimet kushtetuese, reagon VLEN

(VIDEO) Fronti Evropian nis mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimet kushtetuese, reagon VLEN

Fronti Europian ka njoftuar nisjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Deputeti Blerim Bexheti deklaroi se nga sot çdo deputet ka mundësinë të përcaktohet qartë nëse është për zhbllokimin e procesit apo për bllokimin e rrugës evropiane të vendit. Sipas tij, iniciativa bazohet në nenin 130 të Kushtetutës, i cili parasheh se propozimi për ndryshime kushtetuese mund të paraqitet nga të paktën 30 deputetë. Bexheti u bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvend, si nga shumica parlamentare ashtu edhe nga opozita, përfshirë edhe deputetët e Aleancës për Shqiptarët, deputetët e pavarur dhe përfaqësuesit e partive të tjera politike, që ta mbështesin këtë nismë. Ai theksoi se veçanërisht pret mbështetje nga deputetët e VLEN-it dhe nga të gjithë ata që e shohin të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian, duke nënshkruar iniciativën për ndryshimet kushtetuese.

BLERIM BEXHETI, DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

“Kjo është një çështje që tejkalonë interesat partiake, kjo është një çështje që tejkalonë kalkulimet koalicionuese dhe kjo është një çështje thelbësore e orientimin strategjikë të shtetit. Maqedonia e Veriut ka humbur dy vite në bllokim të plotë procesit eurointegrues, për dy vite nuk është bërë asnji hap përpara, prandaj sot është momenti përhapin kyç, që të zhbllokojë procesin dhe të mundësojë vazhdimin real të negociatave në BE”.

Ndërkaq, të parët ju që ju përgjigjen thirrjes së Bexhetit ishin nga koalicioni VLEN, të cilët këtë iniciativë e konsiderojnë si joserioze dhe vetësabotuese.  Sipas tyre, inicativa më së shumti  i ngjan një parodie satirike sesa diçka që ia vlen të trajtohet seriozisht.

VLEN

“BDI ofendon rëndë BE-në dhe shqiptarët kur Blerim Bexheti flet për vlera europiane.  E rikujtojmë për opinionin se Blerim Bexheti, si funksionar i përjetshëm i BDI-së, është sinonim i politikës kundër çdo vlere europiane. Si deputet, si kryetar komune dhe mbi të gjitha si Ministër i Drejtësisë, Blerim Bexheti shkaktoi dëme të pariparueshme ndaj interesave të shqiptarëve dhe imazhit proeuropian të vendit”.

Nga VLEN theksojnë se nuk e kanë  ndërmend të bëhet pjesë e kësaj parodie. Integrimi europian, shtojnë ata,  kërkon qasje serioze dhe të sinqertë. Qeveria është e fokusuar në Agjendën Reformuese, e cila po zbatohet me shumë sukses dhe mirënjohje nga Brukseli.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING