Ulet çmimi i dizelit, shtrenjtohen benzinat

Ulet çmimi i dizelit, shtrenjtohen benzinat

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,40 % në raport me vendimin e datës 20.4.2026.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 denar/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,368 den/kg dhe do të jetë 46,656 den/kg.

Nga data 28.4.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 82,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 84,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 91,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 96,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 46,656 (denarë/kilogram).

MARKETING