(VIDEO) Filipçe: Kjo Qeveri nuk do të bëj asnjë përparim drejt Evropës

(VIDEO) Filipçe: Kjo Qeveri nuk do të bëj asnjë përparim drejt Evropës

“E vërteta është zhgënjyese. Mos prisni asgjë nga rruga evropiane. Tekstualisht asgjë. Këtë nuk e them unë, e thotë kryeministri Hristijan Mickoski”. Kështu ka dekalruar sot kryetari i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, gjatë një fjalimi të tij në Kuvend në ngjarjen “Zëri i qytetarëve në Kuvend. Debat kombëtarë mbi rolin e Kuvendit në procesin e bisedimeve me BE-në”.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Njeriu thotë se, nëse është e nevojshme, do të presim dekada për Evropën. Çfarë mund të presim pas një deklarate kaq të qartë publike se kjo qeveri nuk do të bëjë asnjë hap drejt Evropës? Në këtë kontekst, agjenda e reformave është një tregues tjetër se kjo qeveri nuk po bën asgjë. Gjatë vitit 2025, duhej të miratoheshin një duzinë ligjesh në sferën e drejtësisë. A e dini sa u miratuan? Vetëm një. Dhe kjo me udhëzime të zbatuara pjesërisht nga misioni i vlerësimit të Bashkimit Evropian. Kjo është e vërteta”.

Ai pyet se çfarë mund të bëjë Parlamenti kur Qeveria nuk procedon asgjë dhe nuk dërgon asnjë ligj në Parlament.

Kështu që, shton ai, derisa të ndryshojë mendimi i kësaj qeverie, dhe mendimi nuk do të ndryshojë – dhe meqë ra fjala, pra derisa të ndryshohet qeveria,  nuk do të bëhet asnjë hap përpara drejt Bashkimit Evropian. Theksoi se me fjalë të tjera, Parlamenti nuk mund të bëjë asgjë kur materialet, ligjet reformuese nga Qeveria thjesht nuk arrijnë në organet, komisionet në Parlament.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING