Filipçe: Qeveria e Mickoskit e njejtë me atë të Gruevskit

Filipçe: Qeveria e Mickoskit e njejtë me atë të Gruevskit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se të gjithë ata që kanë kryer abuzime duhet të mbajnë përgjegjësi. Sipas tij, sistemi aktual nuk ofron drejtësi për shkak të ndikimit politik në institucione.

Ai deklaroi se nuk duhet të ketë drejtësi selektive dhe se institucionet duhet të punojnë në mënyrë të pavarur.

Filipçe shtoi se politikat e qeverisë së kryeministrit Hristijan Mickoski janë të njëjta me ato të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas tij, nuk ka ndryshim mes VMRO-DPMNE-së së mëparshme dhe asaj aktuale, duke akuzuar se bëhet fjalë për të njëjtin grup që keqpërdor fondet publike.

MARKETING