Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, me rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk janë evidentuar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit. Vëmendje e veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i shtuar rekomandohet sidomos në akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

