Prokuroria publike do të kërkojë paraburgim për 12 të dyshuar në rastin me dermatologët, ndërsa për pesë persona do të kërkohen masa kujdesi
Si rezultat i një procedure paraprake hetimore disamujore dhe të thelluar, nën drejtimin e një prokurori publik nga PTHP NJKOK, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë realizoi një aksion të koordinuar dhe të gjerë për shpërbërjen e një grupi të organizuar kriminal. Në kuadër të aksionit, në bazë të urdhrave gjyqësorë të siguruar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale, janë kryer kontrolle në disa lokacione në Shkup, Strumicë dhe Manastir.
Janë ndaluar 14 persona, mes të cilëve edhe mjekë nga ISHP “8 Shtatori” dhe ISHP “Klinika Universitare e Dermatologjisë – Shkup”, si dhe pronarë të ordinancave private dermatologjike dhe persona që kanë organizuar transportin dhe shpërndarjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore të futura në mënyrë të paligjshme.

